Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Zyra në Kosovë, me përkrahjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatojë programin për “Mbështetjen e Qëndrueshme të Shoqërisë Civile Mjedisore - SpECIES” në Kosovë.
Mbështetje e Qëndrueshme e Shoqërisë Civile Mjedisore – SpECIES
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) – Zyra në Kosovë, me përkrahjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, gjatë katër viteve të ardhshme do të zbatojë programin për “Mbështetjen e Qëndrueshme të Shoqërisë Civile Mjedisore – SpECIES” në Kosovë.
Qëllimi kryesor i programit SpECIES është të fuqizojë kapacitetet dhe rolin e shoqërisë civile mjedisore në Kosovë përmes ofrimit të mbështetjes në artikulimin e nevojave, zhvillimin e partneritetit dhe krijimit të rrjetit/ grupeve të organizatave të shoqërisë civile mjedisore, të cilat janë në gjendje të adresojnë në mënyrë efektive prioritetet mjedisore drejt arritjes së zbatimit të Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm. Mbështetja organizatave të shoqërisë civile e ofruar përmes programit SpECIES do të fokusohet në sektorët vijues: ajri, uji dhe mbeturinat.
Përmes këtij programi, organizata e shoqërisë civile mjedisore mund të përfitojnë në forma të ndryshme përmes tre komponentëve kryesor të këtij programi:
Komponenta I: Ngritja e kapaciteteve, zhvillimi dhe shkëmbimi
Përmes kësaj komponente mëtohet të fuqizohen organizatat e shoqërisë civile për ndërmarrjen e veprimeve për të zbatuar të drejtën për mjedis të shëndetshëm dhe për t’i bërë ato të ndikojnë te politikë-bërësit dhe në vendimmarrje. Ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile do të realizohet nëpërmjet një serie pakosh trajnimi për ato organizata që janë aktive dhe të shquara në artikulimin e çështjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Komponenta II: Rrjetëzimi dhe partneriteti
Përmes kësaj komponentë synohet që të inkurajohen organizatat e shoqërisë civile të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesit për arritje të qëllimeve të përbashkëta. Duke krijuar partneritete të reja, organizatat e shoqërisë civile mund të fitojnë qasje në burime informacioni, ekspertizë dhe shkathtësi të reja, duke përfshirë edhe financimin iniciativave të ndryshme mjedisore. Për më tepër, partneritetet dhe rrjetëzimi mund të jenë një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar organizatat e shoqërisë civile të ndërtojnë vizibilitetin dhe kapacitetin e tyre, veçanërisht ato që janë më të dobëta ose të sapoformuara.
Komponenta III: Mekanizmi i përkrahjes përmes granteve
Do të ketë tri lloje të granteve përgjatë rrjedhës së programit:
Për më shumë informata rreth programit dhe përfshirjes se OSHQ-se suaj në program, ju lutem kontaktoni në:
E-mai: info@kos.rec.org
Telefon: 038 22 51 23