Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) – Zyra në Kosovë, organizoi takimin e dhënies së granteve me shtatë aplikuesit e suksesshëm, organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore.

12 Korrik 2018

Shpërndaje në:

Fituesit e granteve ishin organizatat: Green Garden Association, Take Care About The Future, Shoqata Ekologjike “Ambienti” – SHEA, Qendra Rajonale për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit – Ajri, Shoqata Hardhfest, Sjaj Sunca, Sustainable Development Goal 5 – Instituti per Barazi Gjinore (SDG5 IBGJ).

Grantet institucionale targetojnë organizatat e shoqërisë civile më të dobëta dhe ato të sapoformuara, për ti mbështetur në hartimin e planeve të tyre zhvillimore për të qenë në gjendje të mbështesin nevojat e komuniteteve, përmes granteve deri në 5,000 Euro. Komponenti i Granteve Institucionale është pjese e Mekanizmit të Grantit të Mbështetjes, në kuadër të Programit SpECIES. Ky Program zbatohet nga REC Zyra ne Kosovë dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze, nëpërmjet Agjencionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Sida.

< Kthehu mbrapa

X